PSG e ka ndarë mendjen se çdo bëjë me Nejmarin dhe Mbapenë!

Për të dytin do të sforcohen në maksimum për ta mbajtur dhe për të pasur një kontratë të re. Paris SG nuk heq dorë lehtë nga Kilian Mbape, një lojtar që u mor për 180 milionë euro nga Monako, por që ka potencial për 300 apo më shumë milionë. Gjithsesi, nëse Leonardo ka shpresë dhe ka nisur lëvizjet për kampionin e botës, nuk duket se ai do të bëjë të njëjtën gjë për sulmuesin tjetër, Nejmarin.

Është e qartë se braziliani kërkon largimin, siç e bëri të qartë që gjatë verës, dhe Barcelona (apo edhe Reali?) mund të trokasin në derë për të. Kontrata e numrit 10 me PSG-në vlen deri në 2022 dhe klubi parizien mund të përfitojë shumë vetëm nëse e lejon të largohet verën e ardhshme. Ikja e Nejmarit, jo vetëm do të shtonte nja 200 milionë euro në arkat e klubit francez, por edhe do të çlironte financa të tjera sepse rroga e tij është 30 milionë euro në vit apo më shumë. Kjo do të ndihmonte parizienët në bisedimet me Mbapenë e Verratin, si dhe për të paguar kartonin e Ikardit.

Sfidanti.al