PSG, blindon Nejamrin; braziliani do të bëhet Ambasador i ‘Qatar Bank’

Paris Sën Zhermeni blindon yllin e tij, Nejmar. Sulmuesi brazilian që u transferua në kryeqytetin francez në verën e vitit të kaluar  do të jetë ambasadori i ‘Qatar National Bank’, institucioni financiar më i rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe Afrikë që e ka selinë e tij në Doha.

Marrëveshja e arritur i garanton ‘Qatar National Bank’ të gjitha të  drejtat e marketingut të sulmuesit 25 vjecar, imazhi i të cilit do të shfaqet në spotet kryesore komerciale. Marrëveshja me QNB është firmosur nga babai i Nejmarit dhe Drejtori i Përgjithshëm Jusef Darvish në selinë e filialit të kësaj banke në Paris.

‘Qatar National Bank’ është në pronësi të Qatar Investment Authority që zotëron edhe Qatar Sports Investments, një prej sponsorëve kryesorë të Paris Sën Zhermenit.

sfidanti.al