PSG bën prapakthehu; nuk e tenton më blerjen e Aubameyang

Paris Saint Germain ndërron mendje dhe nuk e tenton më blerjen e Pierre Emerick Aubameyang për të nisur kërkimet për  një sulmes të ri, ishte drejtori i ri sportiv i klubit transalpin, Antero Henrique që bindi drejtuesit për të hequr dorë nga blerja e sulmuesit nga Gaboni me pretendimin se futbollisti kushtonte shumë. Në fakt objektivi kryesor i parizienëve është Alexis Sanchez, kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në verën e vitit 2018, ndërkohë që po lakohet shumë edhe emri i Kylian Mbappe. Është tekniku Unai Emery ai që e kërkon 18 vjeçarin në Paris, por për talentin e Monacos parashikohet të hapet një ankand shumë i kushtueshëm, duke qenë se Reali i Madridit dhe klube të Premier League janë gati të ofrojnë mbi 100 milionë Euro për Mbappe.

sfidanti.al