PSG apo Juventus, cila do të jetë dëshira e fundit e Ikardit?!

Për gruan e tij, dhe njëkohësisht agjenten, Uanda Narën, rikthimi në Itali do të ishte hakmarrja më e plotë. Edhe pse nuk ka dashur të flasë shumë, modelja argjentinase do të donte shumë që Juventusi të mendonte dhe të vepronte për burrin e saj, sulmuesin Mauro Ikardi. Aktualisht, argjentinasi ndodhet tek Paris SG, ku po paraqitet shumë mirë duke shënuar 14 gola në 18 ndeshje, dhe klubi francez besohet se po mendon për të paguar 70 milionë eurot e kartonit të tij.

Ish-kapiteni i Interit do të ishte zëvendësuesi më i mirë (është që tani) i rekordmenit parizien të golave, Edinson Kavani, që duket se do të largohet. Shefi juventin, Fabio Paratiçi, ka besim se mund të arrihet një marrëveshje verën e ardhshme për të marrë Ikardin, diçka që nuk qe e mundur verën e kaluar. Sulmuesi padyshim do të pëlqente më shumë Serinë A, që është me nivel më të lartë sesa Liga e Parë franceze, dhe ku do të konkurronte me Interin, Napolin, Milanin, Lacion apo Atalantën. Kënaqësia supreme do të ishte t’i shënonte gol ish-skuadrës së tij, Interit të Antonio Kontes.

Sfidanti.al