Pike shikon ëndërra me sy hapur, Barcelona mund ta fitojë titullin..

Gerard Pique mendon se Barcelona ende mund ta fitojë La Ligan dhe kjo eshte bujari e tepruar ndersa shikon se çfare befasish te pakendshme ofrojne katalanasit.

Barcelona ka bërë një tjetër gabim në La Liga, duke barazuar 1:1 me Villarrealin, që mbetet kështu pesë pikë prapa Real Madridit, derisa “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe diferenca mund të shkojë në tetë pikë, transmeton Gazeta Express.

Por, Pique, i cili është në qendër të vëmendjes pas gjestit që bëri ndaj presidentit të La Ligas, tha se Barcelona mund ta fitojë titullin – pavarësisht se janë shumë prapa rivalit të përbetuar.

“Titulli më i komplikuar tani? Jo edhe shumë. Tani duhet të mendojmë që të përmbysim rezultatin ndaj Bilbaos për të kaluar më tej në kupë, pastaj për ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Las Palmas. Ne ishim superior ndaj Villarreal. Jemi të bindur se titulli nuk është i humbur, ne ende mund ta fitojmë atë”, deklaroi Pique, shkruan AS