Përse Mbapeja detyrohet të thotë “refrenin” “jam i lumtur në Francë”?

Ku do të jetë e ardhmja e tij, në Spanjë tek Reali, apo diku tjetër? Kilian Mbape është si një “sfinks” i vërtetë që i mban sekretet brenda tij, ndërsa kakofonia është e madhe. Lajmi i fundit (nëse) është që aim und të shkojë tek Liverpuli i Jurgen Klopit, diçka për të cilën superylli i Paris SG u pyet në intervistën e fundit televizive.

“Liverpuli po bën gjëra të mahnitshme në këtë moment, – u shpreh 20-vjeçari për BBC-në britanike, – një skuadër që duket si një makinë, që ka gjetur një ritëm sikur nuk dëshiron ta ulë kurrë shpejtësinë. Të gjithë shohin Liverpulin dhe thonë nëse janë në gjendje ta imitojnë apo ta mundin”. Por, çfarë do të bëjë në të ardhmen, Mbapeja? “Unë jam 100 për qind i lumtur në Francë dhe në skuadrën time, – u shpreh ai, si përherë, – unë dua ta ndihmoj skuadrën të fitojë tituj, nuk është mirë të flasim për të ardhmen time”.

Gjithsesi, kampioni i botës që ka shënuar 21 gola në 22 ndeshje këtë sezon, nuk pohoi dot se do të vazhdojë me PSG-në, ndaj aludimet për tek Reali apo për tek Liverpuli do të vazhdojnë. Mbape thjesht është i detyruar të përsërisë “refrenin” e njohur.

Sfidanti.al