Pagat marramendëse në Ligue 1, Nejmar përfiton 3.067 mln euro bruto në muaj

Doni të dini sa është shifra zyrtare e pagës së Nejmar te Paris Sën Zhermen? Jua tregon ‘L’Equipe’. E përditshmja franceze investigoi në lidhje me këtë çështje dhe përpiloi një klasifikim me 30 futbollistët më të paguar të kampionatit francez. pjesën e luanit e mban pikërisht Paris Sën Zhermen që ka pushtuar 12 nga 13 vendet e para dhe mes tyre është Radamel Falkao.

Ai që kryeson në këtë pikë është padyshim i Nejmar i cili paguhet me 3 milionë e 67 mijë Euro bruto në muaj, shifër kjo që [ërfshin eedhe tatimin mbi pagat. në francë kuota e përcaktuar si taksë është 44.05% që do të thotë se paga neto e nejmar është 1 milionë e 715 mijë Euro në muaj, e thën ndryshe edhe 57 mijë Euro në ditë, 2383 Euro në Orë dhe 40 Euro në minutë. Podiumin e këtij klasifikimi e plotësojnë Kavani dhe Mbape me rreth 1.5 milionë Euro bruta në muaj secili,. Falkao është në vendin e nëntë me 750 mijë Euro në muaj pas Havier Pastores.

Në antitezë me Paris Sën Zhermen është skuadra që lufton për mbijetesën në Ligue 1, Amiens. buxheti i kësaj skuadre është 25 milionë Euro, shifër kjo më e ulët se paga e Nejmar. Te Amiens futbollisti që paguhet më shumë është Konate me 40 mijë euro në muaj, ndërkohë që ka lojtarë të cilët paguhen vetëm 2800 Euro në muaj.

sfidanti.al