Nejmari me “rendimentin” më të lartë në 45 vitet e fundit!

Bordoja dhe PSZH-ja barazuan në raundin e 15-të të Ligës së 1-rë franceze, ndërkohë që sulmuesi brazilian Nejmar shënoi një nga golat në këtë ndeshje dhe u bë rekordmen i kësaj lige.

Nejmari shënoi në min. e 34-t dhe ky është goli i tij i 30-të në 32 ndeshjet që ai ka luajtur në ligën kryesore franceze. Ky është rezultati më i mirë gjatë 45 viteve të fundit në këtë ligë,

Nejmari erdhi te PSZH-ja në 2017, pasi klubi francez i pagoi Barcelonës 222 milionë euro. Gjatë këtij sezoni të kampionatit francez, Nejmari në 12 ndeshje që ka luajtur, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë gjashtë pasime rezultatiive.

Sfidanti.al