Nejmari – gazetarëve: “Mjaft më, jeni bërë të bezdisshëm!”

Në ndeshjen e fundit të LK-së kundër Selltikut, Nejmari zhvilloi një ndeshje ëndrrash, duke arritur që të shënoi dy gola në fitoren e thellë 7-1 që PSZH-ja arriti ndaj ekipit skocez. Duket qartë se ardhja e tij e shtrenjtë tek ekipi francez po shpërblehet gradualisht dhe, si provë konkrete, mund të shërbejë fakti se Nejmari, në 14 ndeshjet e zhvilluara, ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 10 asistenca për gol.

Por, si zakonisht, mediumet spekulojnë vazhdimisht lidhur me largimin e tij eventual për te Reali i Madridit. Mbas përfundimit të ndeshjes së mësipërme, ai u pyet nga gazetarët lidhur me sa më sipër, kështu që ai i irrituar dha përgjigjen: “Mjaft më, jeni bërë të bezdisshëm!”.