Mino Raiola, agjenti i Verrattit, PSG ka gjetur aleatin më të mirë?

Mino Raiola gjen një tjetër mundësi për të mbushur xhepat e tij. Në skuadrën e tij të futbollistëve është shtuar edhe Marco Verratti. Mesfushori italian, përpara 24 orësh deklaroi ‘divorcin’ nga agjenti i tij Donato Di Campli për të nisur bashkëpunimin me Raiolën një prej agjentëve të futbollistëve më të fuqishëm. Mjaftoi një postim në rrjetin social Instagram për të mësuar këtë lëvizje të Verrattit i cili mesa duket e ndërmori këtë hap pas polemikave që shpërthyen me Paris Saint Germain për transferimin e futbollistit te Barcelona. Ndërkaq, Raiola duket se e ka nisur menjëherë punën si agjenti i Verrattit. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, Raiola ka udhëtuar drejt Miami ku është Paris Saint Germain për të bindur Verrattin që të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin francez.

sfidanti.al