Mbape qenka tejet modest: Shumat e transferimit janë të ekzagjeruara!

Futbollisti i ri i PSZH-së, Kilian Mbape, e tregoi edhe një herë tjetër se ai është një djalosh modest dhe normal si në fushën e futbollit, ashtu edhe jashtë saj. Në një prononcim të fundit lidhur me paratë e mëdha që shpenzohen për transferimet dhe pagat e lojtarëve ai tha:
“Unë vetë jam rritur në një familje modeste. Shpenzimi i parave kaq të mëdha është diçka e tepëruar dhe e pahijshme. Megjithatë, kjo punë tani ka hyrë në proces dhe është bërë mënyrë e funksionimit të tregut të futbollit. Një njeri nuk mund të bëjë revolucion. Unë jam pjesë e këtij sistemi dhe duket qartë se kështu do të vazhdojë të funksionojë edhe në të ardhmen”, deklaroi futbollisti i ri super i talentuar francez që, gjatë verës, refuzoi një ofertë shumë të majme të Realit të Madridit, duke preferuar që të qëndronte në atdheun e vet, në Francë.
Sfidanti.al