Mbape, një foto me Tajsonin si fat dhe si frymëzim

Edhe pse për një kohë u quajt “njeriu më i keq në planet” (e pamerituar, kjo), Majk Tajsonit nuk mund t’i mohohet guximi i pamasë në ring. Ish-boksieri i peshave të rënda ishte një uragan që nuk kishte nevojë për shumë taktikë e sofistikim, pasi grushtat i kishte të fortë, syrin të patrembut dhe reflekset të rrufeshme.

I tillë dëshiron të jetë edhe Kilian Mbape, i cili nuk ngurroi të dilte një foto me “Majkun e Hekurt”. Të dy ishin në një ndeshje të “Rolan Garosit” dhe ndanë një moment së bashku, ku Mbape shihej më i kënaqur, dhe Tajson pak si i detyruar. Sulmuesi i Francës duhet ta ketë bërë foton, më shumë, për fat, pasi suksesin ai po e arrin edhe pa të. Jo më kot, gjatë sezonit që sapo u mbyll, 19-20-vjeçari shënoi 21 gola e shërbeu 16 asistë në 44 ndeshje për PSG-në.

Sfidanti.al