Mbape ka.. edhe gojë: Vetëm një lojtar më ka impresionuar si Pele !

Kilian Mbape është një nga futbollistët e rinj që me lojën e tij fantastike i ka impresionuar si bashkëlojtarët e klubit të tij, PSZH, ashtu edhe ata të përfaqësueses franceze, me të cilën ai u shpall kampion bote vitin e kaluar në Rusi.
Ka njerëz që e krahasojnë Mbapen me Pelen legjendar, të cilin futbollisti i ri francez e takoi kohët e fundit, por ai thotë se krahas Peles atë e ka impresionuar edhe një futbollist tjetër i madh dhe ai është… Zinedin Zidane.
“I vetmi futbollist që mua më ka impresionuar njëlloj si Pele, është Zinedin Zidane”, i tha Kilian Mbape revistës “Frans Futboll”.
Sfidanti.al