Mbape do të shkojë me pushime, ku do të gjuajë “topin e së ardhmes”

Pjesëtari i përfaqësueses franceze, Kilian Mbape, është objektivi kryesor i Realit të Madridit gjatë sezonit veror të ardhshëm të transferimeve, ndërkohë që edhe vetë ky futbollist zbulon se klubi “mbretëror”, edhe në të kaluarën, është interesuar për të. Sulmuesi i talentuar i ri i krahut të Monakos ka shënuar 15 gola gjatë këtij sezoni, ndërkohë që ky klub francez kërkon për të plot 100 milionë euro.

“Unë do të shkoj me familjen time me pushime dhe, atje, do të vendos për të ardhmen time. Unë nuk jam lojtar i lirë, kështu që do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat dhe, më pas, ne do të vendosim”, deklaroi Kilian Mbape mbas fitores 3-2 së Francës në ndeshjen miqësore me Anglinë. Nëse Mbape, do të shpërngulet për në “Santiago Bernabe”, atëherë, që andej, do të duhet që largohet Alvaro Morata. Futbollisti i ri i talentuar francez zbuloi se Reali i Madridit e ka dashur atë, qëkur ai ishte 14 vjeç.

Sfidanti.al