Kur PSZH-ja fitonte kampionatin, Nejmari luante poker!

Futbollistët e PSZH-së arritën deri te titulli i kampionit të Ligës së 1-rë franceze në një mënyrë impresive, duke e mundur thellë 7-1 Monakon, dhe këtë e bënë pa lojratin e vet më të mirë, Nejmar, që po merr veten pas një operacioni në shputën e këmbës në Brazil.

Dhe, kur PSZH-ja siguronte trofeun kryesor francez, Nejmari luante poker në internet në shtëpinë e vet në Brazil. Si “përfaqësues” të vet në “Parkun e Princave”, ai dërgoi të atin e menaxherin e vet, Nejmarin e madh (senior), kështu që, të paktën, një anëtar i familjes Da Silva ishte i pranishëm në festimin nga PSZH-ja të fitimit të titullit të kampionit të Francës.

Në fakt, Nejmari i uroi bashkëlojtarët e tij mbas ndeshjes së fundit më Monakon vetëm përmes Instagramit. “Me të vërtetë, dua që të jem sa më pranë jush. Urime. Para, Paris!” shkruante Nejmari.

Nejmari që është golashënuesi i dytë më i mirë i PSZH-së me 19, pritet që të luajë në raundet e fundit të Ligës së 1-rë franceze.

Sfidanti.al