Kritika dhe Nejmari në dyshim për Champions, ku po shkon Tuheli?!

Luis Fernandezi, ish-tekniku i Paris SG, e cilësoi Tomas Tuhelin si trajnerin më të keq të parizienëve që kur klubi u mor nga sheikët e Lindjes së Mesme. “Që kur grupi i investitorëve nga Katari erdhën në Paris, Tuheli është trajneri më i keq që ka pasur skuadra, – tha ai, – ai as nuk mund të krahasohet me të tillë si Ançeloti, Guardiola apo Klopi”. Fernandezi akuzoi se Tuheli nuk ka sjellë përmirësim në lojë dhe rezultate, madje shtoi se trajneri gjerman po bën ndryshime të vazhdueshme në sistemin e lojës, duke krijuar konfuzion.

Një konfuzion i plotë ishte barazimi 4-4 në fushën e skuadrës së vendit të 19-të, Amien, të shtunën në kampionatin francez, madje me vendasit që kryesuan deri në 3-0. Ander Herrera, Kunasi (2) dhe Mauro Ikardi ishin autorët e golave për kryeqytetasit, që do të luajnë në mesjavë në Champions ndaj Dortmundit. Tuhel nuk mundi të garantonte se Nejmar do të ishte në fushë, dhe braziliami mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi. Sezonin e kaluar, PSG u eleminua në turin e dytë nga Mançester Junajtidi, dhe ekziston frika e një tjetër dështimi, ndërsa pronarët kërkojnë të shkohet të paktën deri në finale.

Sfidanti.al