Futbolli francez në histori… një femër në krye të Ligës

Për herë të parë në histori do të jetë një femër presidente e Ligës së Futbollit Francez. Ajo është Natali Boy de la Tur, e cila mbeti e vetmja kandidaturë, pasi Asambleja e bëri të dështojë me 66% të votave kundër, kundërshtarin e saj, ish-trajnerin e përfaqësueses së Francës, Raimond Domenek, i cili u tërhoq përpara votimit të dytë.

“Flitet për një grua shumë inteligjente dhe që etikën e ka profesion”, kështu e ka përshkruar presidenti i Lionit, Zhan Mishel Aula.