Dita e Mbappe; 18 vjecari prezantohet te PSG: Zgjodha ekipin ideal

Në ‘Parkun e Princave’ është dita e Kylian Mbappe. Sulmuesi francez u transferua te Paris Saint Germain për vlerën e 145 milionë Eurove shifër së cilës i shtohet ajo prej 35 milionë Eurove në formën e bonuseve. Talenti 18 vjecar bëri prezantimin e tij si futbollisti më i ri i parizienëve dhe nuk e fshheu kënaqësinë për këtë transferim.

‘Është një kënaqëi që zgjodha një prej klubeve më të mirë në botë dhe që i ka të gjithë ‘përbërësit’ për t’u shndërruar në më të mirin në botë-tha Mbappe-do të jetë dicka e jashtëzakonshme që të luash përkrah Neymar, por unë nuk jam këtu për shkak të tij, por të projektit të skuadrës. Doja të qëndroja te Monaco, pasi klubi gjithnjë më ka pasur prioritet, por pas bisedimeve me familjen time dhe presidentin zgjodha PSG. Kam folur me Emery dhe më ka thënë që mund të luaja në të gjitha rolet e sulmit’

Sfidanti.al