Cili do të guxonte të tallej me Serxhio Ramos, pale Simeone

Diego Simeone ka vetëm fjalë të mira për Sergio Ramosin, besoni se nuk janë mbushura me helm..

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka lavdëruar kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, para derbit që zhvillohet të shtunën nga ora 16:15.

“Ndjej një admirim për Sergio Ramos, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për futbollin Spanjoll”, tha fillimisht Simeone.

“Plani për ta ndalur atë? Ne duhet të fokusohemi tek daljet e tij në mbrojtje dhe të minimizojmë forcën e tij sulmuese kur del në sulm”, shtoi Simeone