Bufoni, i pathyer tek PSG-ja, arrin fitoren e 600-të në karrierë

Portieri legjendar italian, Xhanluixhi Bufon, që tani luan me PSZH-në, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Francës kundër Dizhonit

(3-0) arriti fitoren e tij të 600-të në karrierën e vet, njoftoi “Futboll Italia”.

Ky portier italian 41-vjeçar hapat e parë në futbollin profesionist i ka bërë në vitin 1995 dhe deri tani ai ka luajtur në 1071 ndeshje, me Parmën – 168 ndeshje, me Juventusin – 509, me Italianë – 176, PSZH-në – 19…

Si portier i PSZH-së, Bufoni nuk ka pësuar ende asnjë humbje në ndeshje zyrtare. Kontrata e tij me PSZH-nëështë deri verën e ardhshme, ndërkohëqë ekziston mundëxia që ajo (kontrata) të shtyhet edhe një vit tjetër.

Srfidanti.al