Bosi pyet futbollistin: “ Ben, nuk do të më puthësh?”

Edhe pse është futbollist i Olimpikut të Marsejës, Hatem ben Arfa, ishte në një terren shumë familjar të dielën, kur u perballë me Lionin.  Kështu, që nuk është për t’u habitur kur presidenti i Olimpikut, Zhan Mishel Aulas erdhi vetëm e vetëm për ta salutuar ish- futbollistin e tij. Por, problemi është se bosi zgjodhi një vend jo fort të përshtatshëm, pikërisht në zonën e shtypit, ku Ben Arfa po jepte intervistë.

Iu afrua pranë kurrizit nga pas dhe i tha: “ Ben, ti nuk do të më puthësh?”

I qeshur Arfa i ka thënë: “ Është media, nuk e shikon”. Aulas iku duke bërë sikur nuk e kishte pikasur që futbollisti ndodhej para telekamerave, duke thënë fjalët e fundit: “Oh, më vjen keq!”

Një skenë me të vërtetë e bukur…