Besojeni Nejmarin për dëmtimin e fundit : Kam qarë dy ditë!

Sulmuesi i PSZH-së, Nejmar, pranoi se pasi u dëmtua ai kishte qarë dy ditë. “Kur u dëmtova herën e parë, thashë me vete se duhet ta marr veten sa më shpejt dhe të kthehem në fushën e lojës. Por kësaj here dëmtimi ishte më serioz dhe unë e kuptova situatën, qava dy ditë”, deklaroi Nejmari.
Futbollisti as brazilian dëmtoi nyjën e këmbës në ndeshjen me Strasburgun në kuadrin e Kupës së Francës dhe në këtë mënyrë ai u detyrua që të mos luante në ndeshjen e parë të 1/8-së së finaleve të Ligës së Kampioneve kundër Mançester Junajtidit.
Herën e parë, Nejmari qëndroi jashtë fushës mëse tre muaj, për shkak të dëmtimit të rëndë të shputës së këmbës, madje iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sfidanti.al