Barça më pranë Nejmarit, PSG e vlerëson kartonin 150 milionë euro!

Kur e mori pagoi 222 milionë, por sot është kohë tjetër. Kanë kaluar 3 vjet që kur Nejmar braktisi me zhurmë Barcelonën, veçse dëshira e tij është sërish për t’u kthyer në “Kamp Nou”, dhe Paris SG e di se brazilianit imbeten vetëm 2 vjet kontratë. Në 2022, Ney është lojtar ilirë, ndaj edhe kampionët e Francës kanë nisur lojën e zakonshme për të përfituar sa më shumë që të jetë e mundur. Sipas televizionit amerikan, ESPN, sheikët ikanë vendosur “taksën” 150 milionë euro kartonit të sulmuesit me numrin 10, që shkëlqeu sa herë ishte në fushë për PSG-në, por që pati edhe dëmtime të rëndësishme që e penguin shumë. Nuk është sekret që Barcelona e dëshiron Nejmarin për të forcuar skuadrën dhe për të bërë Mesin të lumtur. Nga ana tjetër, Paris SG, hodhi “ujë të ftohtë” mbi kokën e Realit të Madridit, duke deklaruar (sipas ESPN-së) se Kilian Mbape mbetet ipatransferueshëm. Gjithsesi, do të duhet rinovim kontrate, pasi sulmuesi 21-vjeçar ka kontratë deri në 2022.

Sfidanti.al