“Babagjyshi” Baloteli ka dhuratat e Nisës për Vitin e Ri!

Tetë gola në tetë ndeshje! Mario Baloteli vazhdon të bëjë dhurata për Nisën, ndërsa kryesuesja e kampionatit francez nuk e ndali hapin përsëri. Sukses 2-1 ndaj Dizhonit në stadiumin e vet dhe kryesim me 7 pikë epërsi ndaj Paris SG të vendit të tretë që duhet të konsiderohet si rivali kryesor për titullin. Sulmuesi italian nuk gaboi aspak kur vendosi në kokë një kapuç të Babagjyshit të Vitit të Ri, pasi është pikërisht ai që shpërndan dhuratat kur është në gjendje të luajë. SuperMario shënoi golin e parë të ndeshjes me penallti, ndërsa Tavares barazoi shpejt për Dizhonin, veçse që në minutën e 50-të, Baloteli riktheu epërsinë. Miqtë e përfunduan ndeshjen me 10 lojtarë dhe luftuan fort në fund, por mbetën në vendet përmbyllëse të tabelës me vetëm 16 pikë. Nisa, ndërkaq, ka 43 në 18 ndeshje.