Alegrin, nuk e do më Juventusi, Barcelona mezi pret..

Massimiliano Allegri mund ta zëvendësoi Luis Enriquen, tek Barça e vlerësojnë teknikun italian.

Sipas Calciomercato.com,  drejtuesit e Barcelonës janë duke menduar që trajner të ri të skuadrës ta emërojnë italianin, Massimiliano Allegri.

Luis Enrique pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, derisa Allegri shihet si trajner ideal për ekipin nga Camp Nou.

Edhe Allegri pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, dhe kalimi te Barcelona nuk është i pamundur.

Kandidat për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë edhe Mauricio Pochettino (Tottenham) dhe Ronald Koeman (Everton).