Alegri apo Inzagi? Cili italian do ta zëvendësojë Tuhelin tek Paris SG?!

Gjithnjë e më shumë në kryeqytetin e Francës po krijohet përshtypja se do të ketë një ndryshim në stol. Trajneri Tomas Tuhel, mesa duket, i ka ditët të numëruara, pasi nuk po arrin të merret vesh me yjet kryesorë si Mbape e Nejmar, ndërsa edhe loja nuk ka qenë e nivelit që kërkohet. Në mediat italiane, por edhe franceze, po shkruhet se PSG po kërkon teknik të ri dhe se me shumë gjasa ai do të jetë Masimiliano Alegri, njeriu që doli disa herë kampion me Juventusin, dhe që u tregua i zgjuar për t’u marrë vesh me yjet. Gjithsesi, po flitet edhe për Simone Inzagin e Lacios, që pati një sezon të shkëlqyer në Itali. Sidoqoftë, duhet parë sesi do të shkojë Paris SG në Champions, sepse po arriti të paktën deri në finale, atëherë drejtuesit mund të ndërrojnë mendje për Tuhelin.

Sfidanti.al