Ligue 1; nuk ka revolucion francez; sezoni i ardhshëm me 20 skuadra

Ligue 1 nuk do t’i nënshtrohet revolucionit. Kategoria më e lartë e futbollit francez edhe në sezonin e ardhshëm, ashtu sikurse në atë që u mbyll përpara kohe për shkak të Covid-19, do të mbetet me 20 skuadra. Vendimi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të Ligës Franceze që u komunikua më pas në profilin e këtij institucioni në rrjetin social Tëitter.

Vendimi për të mbajtur të pandryshuar formatin aktual sic u propozua në momentin e parë nga Këshilli Administrativ i Ligës u miratua me 74.49% të votave. Në këtë pikë mbeten për t’u vlerësuar kërkesat e Amiens dhe Touluse që u kishin zënë dy vendet e fundit në momentin e ndërprerjes së kampionatit për të qëndruar në Ligue 1. Gjithsesi pritet që ky vendim të ratifikohet nga Federata Franceze e Futbollit në 26 qershor, dhe nëse kjo do të ndodhë, Amiens dhe Toulouse do të zbresin në Ligue 2.

Sfidanti.al