Lewandowski: Mund të ftoj Messin dhe Cristianon në tryezën time

Shënuesi më i mirë evropian i vitit, lojtari më i mirë i sezonit për ‘The Best’ dhe një ndër sulmuesit më të mirë të dekadës së fundit. Robert Lewandowski përjetoi një 2020 të paharrueshëm pavarësisht rrethanave dhe polaku dha një intervistë për France Football gjatë së cilës ftoi Messin dhe Ronaldon në tryezën e tij

‘Messi dhe Cristiano janë në të njëjtën tryezë për shumë vjet dhe kjo i bën të pakalueshëm-tha Lewandowski-nuk besoj se mundem të jem në të njëjtën tryezë, por sic e bëri Griezmann, nëse marrim parasysh sezonin dhe vitin 2020, besoj se jam i mirë mjaftueshëm përsa i përket rendimentit. Duke qenë se nuk jam në tryezën e tyre, besoj se mund të ftoj Messin e Cristianon të hanë në tryezën time’.

Përsa u përket idhujve të tij, Lewandowski përmendi disa futbollistë.

‘Lojtarët që admiroja më shumë ishin Del Piero, Thierry Henry apo edhe Roberto Baggio-tha sulmuesi i Bayernit-ka disa futbollistë polakë të rëndësishëm, por që u tërhoqën në momentin kur fillova të luaj futboll. Ato që më bënë të ëndërroj kanë qenë stadiumet e mëdha dhe ambientet e tyre’.

Sfidanti.al