L’Equipe: Përfaqësuesit e Neymar ‘ftohin’ kthimin e tij te Barcelona

Neymar  nuk do të mendoj për të ardhmen e tij sportive dhe profesionale deri në muajin maj. Kjo është ajo që publikoi e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ pas kontakteve që pati me përfaqësuesit e sulmuesit Brazilian. Kjo e përditshme  thekson se do të jetë pikërisht maji momenti kur Neymar do të bëjë bilancin e sezonit për të vendosur më pas nëse do të qëndrojë te Paris Saint Germaini apo do të largohet prej tij

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, tashmë Neymar është në një situatë të tillë që e ftoh kthimin e brazilianit te Barcelona në merkaton e transferimeve në muajt e verës së ardhshme. Në orët e fundit vetë Lionel Messi deklaroi se Neymar ka shumë dëshirë të kthehet te Barcelona, fjalë që sipas ‘L’Equipe’ habitën përfaqësuesit e futbollistit.

Këta të fundit pranuan se Neymar e kërkoi me forcë kalimin te Barcelona, por pas dështimit të bisedimeve, u përqendrua te Paris Saint Germaini me të cilin do të kërkojë të fitojë titullin në Ligue 1 dhe Ligën e Kampioneve, ndërkohë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e rinovimit të kontratës me transalpinët

‘Neymar nuk do të lërë PSG-thanë burime pranë Neymar për ‘L’Equipe’ teksa kujtuan se tani është I lumtur në Paris dhe se vendimin për të ardhmen do ta marrë në muajin maj duke konfirmuar  në të njëjtën kohë se kthimi te Barcelona për të nuk është më prioritet.

Sfidanti.al