Leonardo kundër Tuchel: Kush nuk është i kënaqur duhet të largohet

Pas një fillimit të dobët të kampionatit me 2 humbje ndaj Lensit dhe Marseille, Paris Saint Germaini e mori veten dhe tani ka regjistruar një seri prej 4 fitoresh radhazi, e fundit ajo tenistike ndaj Angers 6-1. megjithatë te klubi kampion i Francës nuk ka qetësi pasi së fundmi ka pasur përplasje mes trajnerit Tomas Tuchel dhe drejtorit sportiv Leonardo

Përpara sfidës me Anger, trajneri gjerman u ankua për mungesën e blerjeve të reja në skuadër që përballet me një nga kalendaret më të ngjeshur, dicka që nuk i pëlqeu aspak Leonardos që në përfundim të sfidës iu kundërpërgjigj.

‘Tuchel duhet të kuptojë situatën delikate aktuale-tha leonardo-regjistruam 100 milionë euro më pak në të ardhura dhe duhet të respektojmë edhe rregullin e Fair Play financiar. Nuk na pëlqyen deklaratat e tij përsa i përket mungesës së përforcimeve. Nëse dikush nuk është i kënaqur të ikë. Do të flas me të privatisht’.

sfidanti.al