Lehtësohet Fiorentina, Cutrone, Pezzella e Vlahovic shërohen nga coronavirusi

Fiorentina dhe I gjithë futbolli italian mësojnë një lajm shumë të bukut; Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic e kanë lënë pas krahëve Covid-19 pasi janë shëruar plotësisht. Testet me tampon të futbollistëve violë që ishin infektuar disa javë më parë, rezultuan negativë dhe lajmi u publikua nga vetë Fiorentina nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të saj.

‘Falenderojmë edhe njëherë mjekët, infermierët dhe strukturat spitalore që vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre personave që kanë nevojë në këte moment kritik dhe delikat për vendin dhe të gjithë botën-lexohet në komunikatën për shtyp të klubit toskan

Sfidanti.al