Legjenda i Junajtidit, Nevil i irrituar me Pogban: Katastrofik!

Pol Pogba shënoi dy gola kundër Uest Hemit në Premier Ligë, por menjëherë më mbrapa ai i zhgënjeu tifozët me lojën e tij në çerekfinale të LK-së kundër Barcelonës. Legjenda e Mançester Junajtidit, Geri Nevil, bëri kritika të ashpra në adresë të Pogbas, për shkak të lojës së tij mjaft të dobët në “Kamp Nou”.
“Loja e Pogbas ishte katastrofike, tamam ashtu sikurse luante ai para se në krye të ekipit të vinte Ole Solskjer. Kam përshtypjen se ai nuk ishte i interesuar që të luante si duhet. Unë e di se ai është një futbollist i madh, por ai duhet ta tregojë këtë”, deklaroi Nevil, duke shftytëzuar rastin që të fliste edhe për gafën e portierit të Junajtidit, David de Hea:
“Gjatë 12 muajve të fundit, ai ka bërë disa gabime që tifozëve nuk u kanë pëlqyer aspak. Ai duhet të dalë para tifozëve dhe t’u shpjegojë atyre atë që i ndodhi”.
Sfidanti.al