Legjenda e Çelsit Frenk Lampard,  trajner debutues tek  Derbi Kaunti

Futbollisti legjendar i Çelsit, Frank Lampard, edhe zyrtarisht nisi karrierën e tij si trajner. Ish-pjesëtari i përfaqësueses së Anglisë, mbas përfundimit të karrierës në fushë, u fut në “ujrat” e trajnerit. Debutimin e tij si trajner Lampardi do ta bëjë në stolin e drejtimit të klubit të njohur anglez, Derbi Kaunti, me të cilin ai nënshkroi një kontratë trevjeçare.

Lampardi ishte një nga 20 kandidatët që të ulej në stolin e drejtimit të Derbi Kauntit që mbeti vakant mbas largimit të Geri Rovetit në fund të sezonit. Kryesia e këtij klubi vendosi që t’ia besojë ekipin e vet këtij specialisti të ri të futbollit (39 vjeç), të cilin ajo e konsideron si zgjidhjen më të mirë. Legjenda e madhe angleze e futbollit, tani, që në fillim të karrierës së tij si trajner, ndodhet para sfidës së madhe që ta ngjisë Derbi Kauntin në Premier Ligë.

Gjatë historisë së këtij klubi, Derbi Kaunti ka dalë dy herë kampion i Anglisë në vitet e largët ’70 (1972, 1975) dhe ka fituar edhe një FA Kupë, më 1946.