Lazio,dëgjoni, po flet Immobile: Këtu përgjithmonë!

Sezoni që sapo u mbyll ishte ai i kurorëzimit të Ciro Immobile që festoi dy arritje;shpalljen si shënuesi më i mirë i Serie A dhe fitoren e Këpucës së Artë. Edhe Cristiano Ronaldo u gjunjëzua përballë sulmuesit të Lazios. Ishte pikërisht në Formello dhe nën drejtimin e Simone Inzaghit që Immobile shpërtheu përfundimisht duke e shkruar emrin në librin e artë të futbollit italian. Me një kurrikulim, si ai i tij është e paevitueshme qarkullimi i zërave rreth të ardhmes së tij, temë për të cilën Ciro Immobile u tregua shumë i qartë.

‘Kam ndërmend të lidhem përjetë me Lazion-tha Immobile në një intervistë për ‘Corriere Dello Sport’-rinovimi do të jetë për 3 vjet, pra kontrata do të skadojë në 2025 kur do të kem mbushur 35 vjec. Përpara se të vija te Lazio isha në kontakte me Napolin, por për një  arsye apo tjetrën tratativat nuk u konkretizuan. Napoli është qyteti ku kam lindur, Napolin e ndjek gjithnjë me shumë afeksion, por ajo që më ka dhënë e po më jep Lazio nuk ka cmim’,

Sfidanti.al