Lazio në moment të artë, Tare: Titulli? Objektivi ynë është Champions League

‘Titulli në Serie A? Është një cështje që nuk na përket. Duhet të tregohemi të përulur, të përqendruar dhe me shumë uri, të ndërgjegjshëm se jemi një skuadër e madhe-kjo është ajo që ka deklaruar Drejtori Sportiv I Lazios, Igli Tare ditën që klubi roman festoi 120 vjetorin e themelimit të tij duke mbajtur skuadrën bardhekaltër me këmbnë në tokë në lidhje me objektivat e saj.

Lazio është në një moment shumë të mirë, por për Taren, synimi kryesor është kualifikimi për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

‘Objektivi ynë është Championsi, nuk duhet ta harrojmë në asnjë moment-tha Tare-por nëse do të duhet të luftojmë edhe për dicka tjetër në javët e fundit, atëherë nuk do të tërhiqemi prapa. Jemi vetëm në gjysmë të rrugës, kemi fituar shumë beteja, por duhet të fitojmë luftën. Kjo është vetëm një foto e momentit, Të ëndërrosh është dicka e bukur, por unë jam profesionist dhe eci me këmbë në tokë’

Sfidanti.al