Lautaro-Barcelona; tratativat kanë ngecur, por ai insiston për të shkuar te Messi

Lautaro Martinez po bën presing te Interi për të realizuar ëndrrën e tij që të luajë përkrah Lionel Messit te Barcelona. Lajmi bëhetiI ditur nga e përditshmja katalanase ‘Sport’ sipas së cilës, argjentinasi ka arritur në atë pikë sa ka shprehyr gatishmërinë të kërkojë publikisht largimin e tij për të ringjallur tratativat mes klubeve për transferimin e tij në Camp Nou. Një transferim që u duk fakt i kryer deri para pak javësh pas akordit për  vjet të arritur mes sulmuesit dhe Barcelonës. .

Por problemi në të gjithë këtë histori dhe që duket thuajse i pakalueshem është kërkesa e Interit pjesën cash të operacionit.

Nga ana e saj Barcelona gjithnjë ka shfaqurt gatishmërinë për të ofruar 65 milionë dhe kartonin e futbollistëve të tjerë, ndërkohë që Interi nuk zbret nën vlerën 80-90 milionë Euro dhe një futbollist të Barcelonës(që është një cështje më vete pasi ka të bëjë me gjetjen e emrit të duhur).

Mes dy palëve është Lautaro Martinez që duket se po lodhet nga e gjithë kjo histori me futbollistin që pasi siguroi Conten që do të japë maksimumin me Interin deri në fund të sezonit me argjentinasin që është gati të ngrejë zërin për të shkuar te Barcelona.

Sfidanti.al