Laporta dëshiron sërish Barcelonën: Në 2006, Inter ofroi 250 mln Euro për Messin

Joan Laporta mëngjesin e kësaj të hëne, nëpërmjet një konferencë për shtyp bëri të ditur vendosjen e kandidaturës së tij për presidencën e Barcelonës në zgjedhjet që do të mbahen në 20 dhe 21 mars. Katalanasi e ka drejtuar Barcelonën edhe në periudhën 2003-2010, përpara se të merrte vendimin për të mos rikandisduar. Gjatë konferencës së tij për shtyp, Laporta zbuloi edhe një prapaskenë për Messin dhe Interin.

‘Në jetë mund të ndodhë gjithcka, me siguri ka oferta nga klube të tjerë, por gjithnjë ka marrë oferta-tregon Laporta-në 2006 Interi ofroi 250 milionë, por unë kujtoj që më tha: ‘Dua që të më thuash si një baba se cfarë duhet të bëj’. Dhe I thashë që të qëndronte, sepse këtu do të luante për lavdi’.

Laporta foli edhe për situatën aktuale financiare të Barcelonës

‘Kemi një plan për të rikuperuar situatën dramatike financiare të klubit-tha Laporta-në radhë të parë dua që të bashkoj të gjithë barcelonizmin. Nuk mund të rregullojmë botën, por mund ta bëjmë më të mirë dhe duam ta bëjmë me punë, pasion dhe dashuri. Plani ynë është që të bëjmë njerëzit sërish të lumtur. Nuk është thjesht një premtim elektoral. Është një impenjim etik, civil, moral, social dhe solidar’

Joan Laporta e ktheu sërish vëmendjen te Lionel Messi

‘Askush nuk mund të vëjë në dyshim se Messi e do Barcelonën-tha Laporta-e respektojmë dhe duam  njëri-tjetrin, por nuk kam folur me të. Pasi të jenë zhvilluar zgjedhjet, shpresoj të jem president, do të flas me të’.

Sfidanti.al