Lamtumirë Napoli; Raul Albiol kalon vizitat mjekësore me Vijarreal

Mbyllet aventura e Raul Albiol te Napoli. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS. mbrojtësi spanjoll tashmë i ka kryer vizitat mjekësore me Vijarrealin me të cilin shumë shpejt do të firmosë edhe kontratën e tij.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u zgjidhur në bisedimet mes dy klubeve përpara tse të mbyllin përfundimisht këtë cështje për të cilën pritet vetëm zyrtarizimi. Ajo që dihet është se Vijarreali ka pranuar të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Albiol me Napolin prej 6 milionë Eurosh.

Por jo vetëm kaq, pas kryerjes së vizitave mjekësore, Raul Albiol ka vizituar edhe strukturat sportive të Vijarrealit duke hyrë në kontakt me ambientin dhe stafin teknik, një tur ky që konfirmon akoma më shumë që rikthimi i mbrojtësit në kampionatin spanjoll është një fakt u kryer

sfidanti.al