Lamtumirë Jackie Charlton, legjenda e vetme angleze e dashur në Irlandë

Nuk duhet të jetë e lehtë të jetosh nën hijen e një legjende si vëllai Bobby, ndoshta futbollisti anglez më ikonë në historinë e futbollit botëror, por Jack I quajtur ndryshe Jackie, dukej se nuk ishte shumë I shqetësuar. Përkundrazi, të krijonte idenë e një personi me të cilin do të shkoje me gjithë qejf në lokal duke folur për futbollin apo peshkimin, pasioni tjetër i madh.

Pikërisht, Charltoni tjetër sic quhej ndryshe me të padrejtë u nda nga jeta pas 85 vitesh të jetuara sipas mënyrës së tij. I përkufizuar si flamuri I Leeds me të cilin luajti 773 ndeshje duke hyrë në historinë e klubi, Jack Charlton mund të mburret me titullin e kampionit të botës të fituar me fanelën e Anglisë në 1966. Në atë edicion të Kupës së botës ai u aktivizuar në të gjitha ndeshjet që e cuan skuadrën e Anglisë në fronin më të lartë të planetit, atë të kampionit të botës, i vetmi titull i madh i fituar nga Tre Luanët. Qendërmbrojtës përkrah Bobby Moore, Jack Charlton ishte shpirti i atij reparti.

Karriera si trajner e bëri të njohur në mbarë botën për eksperiencën që pati me Irlandën të cilën e coi drejt sukseseve të rëndësishme. Në Evropianin e 1988 mundi Anglinë duke e cuar të gjithë Irlandën në delir. Në Botërorin e 1990 skuadra e tij u ndal vetëm në cerekfinale duke u eliminuar nga Italia pritëse e eventit me rezultatin e ngiushte 1-0

Në 1994, u gjend sërish përballë Italisë që këtë radhë kishte në pankinë Sacchin dhe e mund në ndeshjen e parë në grup 1-0. Ishte e pamundur të mos e doje atë skuadër që luante gjithnjë në të njëjtën mënyrë dhe në kërkim të një futbolli ofensiv. Dhe ishte e pamundur që të mos e doje ate, Jackie e madh, i vetmi anglez i adhuruar në Irlandë dhe kjo nuk është pak.

Sfidanti.al