Lamtumira e Piatek; Milan zyrtarizon kalimin e tij te Hertha

Krzysztof Piatek i thotë lamtumirën Milanit [as vetëm një viti. Sulmuesi polak u largua pasditen e së enjtes në drejtim të Berlinit ku kreu vizitat mjekësore me skuadrën e Herthas së Berlinit e më pas firmosi kontratën me klubin gjerman. Piatek u largua përfundimisht nga Milani I cili arkëtoi nga shitja e kartonit të Piatek 27 milionë Euro, ndërkohë që futbollisti te klubi I Bundesligës do të përfitojë një pagë 2 herë më të lartë duke kaluar nga 2 në 4 milionë Euro në sezon

Ndërkaq, Piatek bëri deklaratat e tij të para si futbollist I Herthës nëpërmjet një interviste në faqen zyrtare të klubit gjerman.

‘Jam vërtet I lumtur që jam pjesë e këtij projekti dhe që do të luaj në Bundesligë me skuadrën time të re, Herthën e Berlinit, në një qytet fantastic me një tifozeri po kaq fantastike.Mezi pres të luaj në Olympiastadion-tha Piatek në deklaratën e tij

Ndërkohë nga Milani janë larguar edhe Ricardo Rodriguez që shkon te PSV Eindhoven me huazim si dhe spanjolli Suso që kaloi te skuadra e Sevillas.

Sfidanti.al