Lacio bën dhuratë derbin, Roma fiton dhe del e dyta!

Është Roma skuadra më e fortë, për momentin, në kryeqytetin e Italisë. Verdhekuqtë fituan derbin ndaj Lacios me rezultatin 2-0, një një përballje të dhuruar nga kundërshtarët e tyre. Me 45 minuta të ekuilibruara, dhe me një pjesë të dytë më të mirë nga skuadra e Spaletit, përfundimi ishte logjik. Fillimisht, Marketi shpëtoi një gol nga Xheko, por nuk mundi të bënte gjë më vonë. Gaboi Uollas që i dha topin Strotmanit për golin e parë, ndërsa gjuajtja e Raxha Naingolanit u duk e pakapshme nga portieri lacial.
Gabimi i Uollasit, që deshi të driblonte në zonën e tij të rreptësisë, rezultoi fatal, aq më tepër që Lacio edhe në barazim 0-0 po e përballonte me vështirësi Romën. Ky sukses bëri që verdhekuqtë të barazohen me Milanin, në vendin e dytë në Serinë A, me 32 pikë, 4 pikë më pak sesa Juventusi që mban kreun.
Me lojtarë të rëndësishëm si Emerson, De Rosi, Naingolan, Stotman, Peroti apo Xheko, romanët duken vërtet pretendentë për diçka të madhe këtë edicion në Itali.