Zyrtare nga PSZH-ja: Nejmari ka frakturë, nuk luan me Realin

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Nejmar, ka pësuar frakturë në shputën e njerës këmbë dhe distors në nyjën e këmbës, bëri të ditur, zyrtarisht, klubi PSZH. Nejmari, në ndeshjen e fundit ndaj Marsejës, doli me barelë nga fusha e “Parkut të Princave” dhe, megjithëse, sipas vlerësimeve të para, dëmtimi nuk ishte serioz, më vonë, u konfirmua se ai kishtë dëmtuar nyjën e këmbës së djathtë dhe njerën nga kockat e shputës. Deri tani, nuk dihet sesa do të qëndrojë jashtë fushës ky futbollist brazilian, por, duke pasur parasysh natyrën e dëmtimit, mund të thuhet, pak a shimë, me siguri se ai do të mungojë, të paktën, dy muaj.

Nga PSZH-ja, gjithashtu, u njoftua se Markinjosi ka një këputje të muskulit të këmbës së majtë, por se, sidoqoftë, ky mbrojtës do të jetë gati për ndeshjen e kthimit të Champions-it me Realin e Madridit, kur Nejmari jo.

Sfidanti.al