Zizu nuk përkëdhelet me rekordin madrilen, 35 ndeshje pa humbje!

Zinedine Zidane ka hyrë në histori të Real Madridit. Me fitoren prej 3:2 ndaj Deportivos, Zidane ka shkuar në 35 ndeshje pa humbje, duke thyer kështu rekordin e Leo Benhaker me 34 ndeshje pa humbje, i cili e kishte vendosur në sezonin 1988/89, Gazeta Express.

Zizu e din se kjo ecuri pozitive një ditë do të ndërpritet, por thotë se do të vazhdojnë të punojnë për të marrë rezultate pozitive në çdo ndeshje.

“Një ditë, ecuria e rezultateve pozitive dhe ky rekord do të ndërpritet, por ne mendojmë pozitivisht dhe punojmë shumë që të marrim më të mirën në çdo ndeshje. 35 ndeshje pa humbje vetëm sa na forcojnë edhe më shumë”, tha Zidane.

Ky rekord historik u thye me 27 fitore e tetë barazimeve.