Zinedine Zidane e konfirmon: Kam rinovuar kontratën me Realin e Madridit

Zinedine Zidane e ka firmosur kontratqën e re me Realin e Madridit. trajneri i Los Blancos ka konfirmuar lajmin që media spanjolle e kishte publikuar që në muajin gusht. ‘Unë ndihem shumë mirë-është mësuar të ketë thënë Zidane në një konferencë për shtyp-rinovimi i kontratës është bërë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë i shoh gjërat që të ndodhin dita ditës’.

Mësohet se Zidane, bëri një pakt me Realin e Madridit për zgjatjen e kontratës së tij edhe për 3 sezone të tjera, kontratë kjo që do të shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të pagës me francezin që do të përfitojë rreth 8 milionë euro në sezon, ndërkohë që me kontratën e mëparshme ai përfitonte vetëm 4.35 milionë euro. Reali i Madridit ende nuk e ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me Zidane, pasi më parë bëri publiken rinovimet zyrtare me Marcelin, Iscon e Carvajal.

sfidanti.al