Zinedine Zidane dhe e ardhmja: Te Reali ka lojtarë që na sigurojnë të ardhura

Zinedine Zidane po tregon se nuk ka ardhur kalimthi në pankinën e Realit të Madridit. Trajneri i Los Blancos e ka thënë qartë këtë teksa ka paralajmëruar për ndryshime në skuadër.

‘Te Reali i Madridit janë shumë futbollistë që mund të na sigurojnë të ardhura pasi janë të një niveli të lartë-tha Zidane në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes të së hënës me Leganes-shumë klube i duan lojtarët tanë dhe kjo nuk është dicka e re. Isko është një futbollist i rëndësishëm dhe mua më pëlqen. të shohim se cfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm’.

Zidane foli edhe për atë cfarë diskutohet në lidhje me zgjedhjet e tij duke theksuar: ‘Të gjithë lojtarët këtu janë të rëndësishëm e të mirë. E vetmja gjë që mund të them është që do të bëjmë ndryshime, por jo tani. Detajet do të bëhen të ditura të gjithëve në fund të sezonit’.

sfidanti.al