Ziidan zgjedh “indiferencën” me Bejlin, ndoshta deri në janar

Në Madrid thanë se “ti je lojtari ynë më i mirë”, pasi u morën vesh “bëmat e tij me kombëtaren. Garet Bejl u duk se u tall me Realin, ndërsa ndhmoi Uellsin të kualifikohej për në finalet e Euro 2020-ës, dhe besohet se ai është në rrugën e largimit. Trajneri Zinedin Zidan vendosi të mbante një linjë indiferente. “Zidan do t’i japë dorën Bejlit dhe ta përgëzojë që arriti në Europian me ekipin përfaqësues, – shkruan “Marka”, – ai do ta trajtojë uellsianin si gjithë lojtarët e tjerë”. Përse Zizuja nuk do të reagojë? E vërteta është se ai prej kohësh nuk shkon mirë me Bejlin, dhe në verë thuajse e largoi. Thashethemet janë që uellsiani mund të largohet në janar, pra nuk ka nevojë që tekniku francez “të prishë gojën”.

Sfidanti.al