Zidan zbulon patologjinë e Ronaldos: “ Do të fitojë edhe në stervitje”

Zinedin Zidane, trajneri i Real Madridit, ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, i cili së fundi fitoi “Topin e Artë”.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se Cristiano Ronaldo do të jetë shumë i motivuar për ndeshjen ndaj Americas në Kupës e Botës për klube.

Sipas francezit,”Topi i Artë” nuk do të ndikojë aspak në përformancën e portugezit. Zidane zbulon se Ronaldo dëshiron të fitojë edhe kur luan me shokët në stërvitje, e lëre më në ndeshje zyrtare.

“Ronaldo ka stimuj të jashtëzakonshëm, por ai dëshiron të fitojë dhe miqësoret, madje edhe ato në stërvitje me shokët e skuadrës”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media.

“Nëse është ai më i miri në historinë e Realit? Askush nuk mund të fitojë ato që ka fituar ai, besoj se nuk është e ekzagjeruar të thuhet se është lojtari më i mirë në historinë e Realit. Ka fituar 4 Topa të Artë, por mund të fitojë edhe të tjerë”, ka përfunduar Zidane