Zidan kalon edhe Guardiolen, francezi s’di të humbasë

Zinedine Zidane, trajneri që nuk di të humbasë. Real Madrid mbrëmë shënoi fitore të thellë  0:3 në derbi kundër Atletico Madridit dhe kjo ishte ndeshja e 29 për trajnerin Zinedine Zidane që nuk pëson humbje.

Francezi kështu ka tejkaluar ish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola që kishte 28 ndeshje pa humbje, por është i treti në histori të La Ligas.

Para tij mbeten dy legjendat e Real Madridit, Leo Beenhakker me 34 ndeshje pa humbje dhe Carlo Ancelotti me 31 ndeshje.