Zaza gjen skuadër, Valencia për të harruar dështimin e Londrës

Tashmë është zyrtarisht e konfirmuar, që Simone Zaza do të jetë pjesë e Valencias, të paktën deri në përfundim të sezonit. Sipas medieve italiane, skuadra e Juventusit dhe ajo e Valencias kanë arritur marrëveshjen për sulmuesin italian. Zaza do të transferohet në La Liga në formë huazimi, por me të drejt blerje në fund të sezonit.

Futbollisti 25-vjeçar ishte huazuar te skuadra e Uest Hemit në Premier Lege, ku Zaza bëri një paraqitje për t’u harruar. Italiani dështoi totalisht të tregonte veten, ku në tetë paraqitje ku mundi të aktivizojej, jo vetëm që nuk e gjeti asnjëherë rrugëm e rrjetës, por as që la shenjë në fushën e lojës.

Sfidanti.al