Xavi ia heq Topin e Arte Ronaldos dhe ia jep…Mesit

Xavi, ish-ylli i Barcelonës, ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk e ka merituar të fitojë Topin e Artë edhe pse fitoi trofetë kryesore sivjet.

Sulmuesi i Real Madridit fitoi çmimin për herë të katërt në karrierë, duke siguruar më shumë vota se Lionel Messi që doli i dyti.

Xavi është i mendimit se çmimi duhet të jetë i bazuar në kualitetin individual sesa në titujt e fituar.

“Ata llogaritën trofetë, por vjet më parë nuk ishte përdorur ky arsyetim për të zgjedhur lojtarin më të mirë në botë”, ka thënë Xavi për TV3.

“Leo Messi është më i miri edhe pse nuk i ka fituar trofetë që i ka dikush tjetër”, ka theksuar mesfushori i Al Saddit.